Aktualitet

Dalin PAMJET/ Si u ndalua 30-vjeçari që i iku policisë, iu bë ‘pritë’ në tunel (TESTI)

21 Prill 2022, 13:54 Nga DOSJA
Dalin PAMJET/ Si u ndalua 30-vjeçari që i iku policisë, iu

TIRANË– Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar dhe videon e arrestimit të 30-vjeçarit me inicialet D.Sh., i cili aksidentoi një 61-vjeçar dhe më pas tentoi të largohej nga Tirana. Në video duke momenti kur Policia e ka rrethuar të riun në një nga nënkalimet e ish-sheshit ‘Shqiponja’ në dale të kryeqytetit. Të riut i është bërë edhe testi i alkoolit pas të cilit ka rezultuar i dehur. 30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. I aksidentuar prej tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë

Nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar, gjatë tentativës për t’u larguar aksidentoi një shtetas dhe përplasi një automjet, vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ditën e sotme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk rregullonte shpejtësinë në zonat e banuara dhe përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Duke vlerësuar riskun që ky shtetas paraqiste duke drejtuar mjetin në mënyrë jo të rregullt, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, drejtuesi i të cilit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka aksidentuar shtetasin D. B., 61 vjeç, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, dhe më pas, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka përplasur një mjet tip taksi dhe është larguar. Në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE KËTË:

I dehuri rrezikon jetë, shtyp me makinë gruan te ‘Vasil Shanto’, ikën drejt autostradës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i dehuri ne tirane policia e tiranes i dehuri ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll