Aktualitet

U nis në Kosovë për Pashkë, kush është e reja që humbi jetën tragjikisht në Itali

21 Prill 2022, 13:23 Nga DOSJA
U nis në Kosovë për Pashkë, kush është e reja

ITALI- Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 24-vjeçare shqiptare e cila ishte nisur nga Italia për në Kosovë për të festuar pashkët.

Sipas mediave italiane, Donika Nikollbibaj humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në Padernello di Paese, në provincën e Trevisos në Itali.

Nikollbibaj ishte nisur me motrën e saj drejt Kosovës të shtunën ku do të kaolonin Pashkët me familjen, kur makina e tyre u përplas kokë më kokë me një kamion. Motra 25-vjeçare që udhëtonte me të ka pësuar lëndime të lehta dhe tashmë është liruar, ndërsa transportuesi, dëshmitar i drejtpërdrejtë i aksidentit, ka shpëtuar pa lëndime.

Makina me të cilën udhëtonin dy vajzat e drejtuar për në aeroportin e Trevisos, është përplasur kokë më kokë me një kamion, rreth orës 6:30 të mëngjesit të ditës së shtunë. Makina u përplas me një kamion Iveco, i drejtuar nga një transportues venecian 35-vjeçar, që vinte në drejtim të kundërt të udhëtimit, nga Treviso në Castelfranco Veneto.

Sipas hetimeve të para të policisë së Trevisos, aksidenti është shkaktuar nga një devijim i papritur e 24-vjeçares tashmë të ndjerë që drejtonte Polo-n duke dalë në korsinë e kundërt

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet donika nikollbibaj vdes shqiptarja ne itali donika nikollbibaj vdes shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll