Aktualitet

Presidenti/ DEBATE në mbledhjen e grupit të PD! Berisha-Alibeajt: Të ka zgjedhur Balla!

21 Prill 2022, 06:56 Nga DOSJA
Presidenti/ DEBATE në mbledhjen e grupit të PD! Berisha-Alibeajt:

TIRANË– Debate dhe përplasje ka pasur sërish sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që së fundmi duket se janë bërë të zakonshme. E gjitha nisi me kërkesën e Albana Vokshit që deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar që mos cilësohen më si të tillë, ndërsa pas saj menjëherë ndezën“ debatet për emrin e ri të presidentit të vendit. Por kulmi u arrit me debatet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit është cilësuar nga Berisha si ‘peng të maxhorancës’, por nuk u ndal me aq.

Me tone të ashpra, lideri historik i Partisë Demokratike iu drejtua Alibeajt duke i thënë se ai nuk është i zgjedhuri i grupit parlamentar, por i Taulant Ballës, ndërsa ai iu përgjigj se nuk është peng i askujt. Por në krah të Berishës doli një prej mbështetësve të tij, Flamur Noka, i cili gjithashtu kërkoi që të mos ndërpriste Berishën. Ndërkohë që pas mbledhjes, ish kryeministri Sali Berisha foli para mediave duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn. Megjithatë u shpreh i vetëdijshëm se opozita nuk kishte vota për t’u imponuar, e sipas tij kryeministri Edi Rama do e zgjedhë vetë emrin e pasardhësit të presidentit Ilir Meta.

Por nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar, Enekelejd Alibeaj i konsideroi debatet e Berishës si ‘zhurmë’, por shton se nuk ka asnjë rol. Ndërsa për presidentin, Alibeaj u bë i pari që tha se Rama nuk i ka votat e mjaftueshme, ndërkohë që emri i presidentit kalon në raundin e fundit me shumicë të cilësuar, me 71 vota. Megjithatë diskutimet do të vazhdojnë pasi sipas Alibeajt do të ketë një mbledhje tjetër ku do të merret mendimi i të gjithë deputetëve e më pas do të dilet me një qëndrim të sintetizuar. Por me rëndësi sipas tij ishte që opozita të dilte përballë kryeministrit Edi Rama dhe t’i “griste” fasadën e krijuar me zarfet dhe mos të shmanget me bishtin ndër shalë. Ndërkohë që edhe në këtë mbledhje, ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë, ndërkohë që kanë munguar edhe deputetë si: Gazment Bardhi; Grida Duma; Jorida Tabaku; Agron Gjekmarkaj; Edi Paloka; Flutura Açka; Helidon Bushati; Alfred Rrushaj, etj.

Çfarë ndodhi dje lidhur me çështjen e presidentit?

Dje, u konfirmua se grupi parlamentar i PS ka paraqitur 67 kandidatura për president. Po ashtu, dje Taulant Balla u takua me Fatmir Mediun, ndërkohë që ky i fundit kërkoi gjithëpërfshirje të opozitës. Alibeaj dhe Mesila Doda munguan në takim për arsye të ndryshme. Ndërkohë që gjatë negociatave me Shoqërinë Civile nuk doli asnjë emër, pasi sipas socialistëve në takimin e parë do të diskutohej në parim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Rithemelimi” mori grupin e WhatsApp-it,deputetja e shqetësuar: Pse s’postohet në Facebook?

Çështja e presidentit, Alibeaj: S’duhet të shmangemi nga procesi, t’i grisim fasadën Ramës

Sherr me të brenda mbledhjes, Berisha: Alibeajn s’e njoh! Po s’ke vota tallesh me veten

Plas sherri në PD, zbardhet debati i plotë, Noka-Alibeajt: Mos i fol ashtu Berishës

Mbledhja e PD/Vokshi-Alibeajt: Kërko që të njihen 5 deputetët e përjashtuar të PD në Kuvend

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi parlamentar i pd 21 prill 2022 partia demokratike grupi parlamentar i pd 21 prill 2022 partia demokratike

Sondazh

Poll