Aktualitet

VD-Dhunoi dhe kërcënoi se do vriste babain! PARANDALOHET krimi në Lushnje, arrestohet i riu

21 Prill 2022, 06:10 Nga DOSJA
VD-Dhunoi dhe kërcënoi se do vriste babain! PARANDALOHET krimi në

LUSHNJE– Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në vrasje është parandaluar ditën e sotme në Lushnje. Forcat blu kanë vënë në pranga 25-vjeçarin e identifikuar si Alban Qorri. Ky i fundit po ushtronte dhunë fizike ndaj të atit si dhe po e kërcënonte se do ta vriste me mjete prerëse. Ka qënë i ati, 56-vjeçari ai i cili mundi që të telefononte në kohë policinë para se ngjarja të rezultonte fatale për të. Policia arriti në banesën e Qorrit, në fshatin Krutje duke vënë në pranga të riun. Ky i fundit, kërcënoi edhe efektivët e policisë se do ti dëmtonte ata ose veten. Mirëpo i riu u vu në pranga e tashmë do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”


NJOFTIMI I POLICISË

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali. Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban qorri djali dhunon babain lushnje alban qorri djali dhunon babain lushnje

Sondazh

Poll