Aktualitet

‘Shtëpi bari’ në Kukës!Banesa BOSH,gjenden 934 fidanë kanabis, shpallen në kërkim 2 persona

21 Prill 2022, 07:17 Nga DOSJA
‘Shtëpi bari’ në Kukës!Banesa BOSH,gjenden 934

KUKËS– Banesë e përshtatur për kultivim kanabis është zbuluar në Kukës. Në pranga kanë rënë pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç. Në kuadër të operacionit policor të koduar “First”, forcat blu evidentuan se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Në momentin e ndërhyrjes, nuk gjetën njeri në banesë, por zbuluan se si ambienti ishte shndërruar në ‘shtëpi bari’. Një prej dhomave ishte kthyer e gjitha për kultivim lëndë narkotike, e pajisur me të gjitha pajisjet. Brenda u zbuluan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.

Policia po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të zbulojë nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. 


NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave. Finalizohet operacioni policor i koduar “First”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës. Zbulohet në një banesë, një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. Shpallen në kërkim pronari i banesës dhe bashkëpunëtori i tij, të cilët kishin përshtatur banesën për të kultivuar bimë narkoitke me anë të llambave. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, një shtetas kishte përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “First” . Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e dyshuar, ku gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, e pronarit të banesës, shtetasit K. H., 51 vjeç, dhe e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit H. S., 28 vjeç, të dy banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e shtetasve K. H. dhe H. S., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ Banesa në Kukës si ‘shtëpi bari’, gjenden 934 fidanë kanabis, asnjë person brenda

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hasan spahiu kastriot hasanaj kukes shtepi bari shtepi bari ne kukes hasan spahiu kastriot hasanaj kukes shtepi bari shtepi bari ne kukes

Sondazh

Poll