Bota

Zelenskyy: BE do të planifikojë një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë

21 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA
Zelenskyy: BE do të planifikojë një paketë të

UKRAINË- Në një fjalim në ditën e 56-të të luftës, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Bashkimi Europian po planifikonte një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë.

“Ne po punojmë për ta bërë atë vërtet të dhimbshme për makinën ushtarake ruse dhe shtetin rus në tërësi,”-tha Zelenskyy.

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se kishte biseduar me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel për çështjet mbrojtëse dhe financiare, si dhe sanksionet.

“Në veçanti, sanksionet do të ofrojnë kufizime në sektorin energjetik të Rusisë, sektorin bankar, eksportet, importet dhe transportin”-tha ai.

Sipas BBC ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo të plotë ndaj furnizimeve ruse të naftës. Zelenskyy gjithashtu ka thënë se ai dikutoi me Michel për krizën ushqimore dhe energjitike në Europë dhe mundësinë e rifillimit të eksporteve bujqësore ukrainase. Kjo gjë sipas tij mund të qojë në bllokimin e presionit që Rusia bën ndaj shteteve Europiane.

“Nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Çdo mbiemër, çdo adresë shtëpie, çdo llogari bankare do të gjejmë gjithçka pasi ushtria dhe komandantët rusë do të akuzohen për krime lufte,”– tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:56

Macron apo Le Pen, kë po mbështet Zelenskyy?

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste me një televizion francez, i bëri thirrje kandidates së djathtë Marine Le Pen, të ris...