56 ditë luftë!Rusia kërkon dorëzimin e Mariupolit,Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit
20 Prill 2022, 06:36Nga DOSJA
UKRAINË– Dita e pesëdhjetë e gjashtë e luftës në Ukrainë. Moska i fokuson veprimet e saj në Donbass dhe veçanërisht në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Forcat e armatosura ruse urdhëruan trupat në fabrikën e çelikut të dorëzoheshin.
Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainën lindore mbetet një fokus qendror, ndërsa forcat ruse vazhdojnë rrethimin e tyre të Mariupolit. Një qytet port që thuhet se ka një rëndësi kritike strategjike, fati i Mariupolit qëndron në fabrikën e tij të hekurit dhe çelikut në Azovstal, e cila mbetet nën kontrollin e forcave ukrainase pavarësisht sulmeve të pamëshirshme ruse. Zyrtarët thonë se qindra civilë janë strehuar në bodrumet e uzinës dhe një zyrtar i policisë së Mariupol tha se furnizimet me ushqim dhe ujë po pakësoheshin mes bombardimeve të rënda.
Trupat dhe civilët ukrainas mbeten të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit nën bombardimet e rënda ruse. Rreth 1,000 civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar ishin strehuar brenda uzinës, tha Myhailo Vershynin, shefi i policisë patrulluese të Mariupolit në fillim të kësaj jave. Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare të Ukrainës, Maj. Serhii Volyna, i tha CNN me telefon të martën në mbrëmje se uzina ishte “rrethuar plotësisht” dhe kërkoi ndihmë ndërkombëtare për evakuimin e qindra trupave dhe civilëve.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha të mërkurën se ishte rënë dakord për një korridor me Rusinë për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga Mariupol. Ajo tha se autokolona ishte vendosur të lëvizte nga qyteti i rrethuar drejt Manhushit dhe më pas përmes qytetit të Berdyansk të kontrolluar nga Rusia, më pas në veri drejt qytetit të Zaporizhzhia të kontrolluar nga ukraina.
Zaporizhzhia, pjesë e korridorit të evakuimit, është në drejtim të një tentative përparimi nga forcat ruse, tha të mërkurën Këshilli Rajonal i qytetit. Ndërsa luftimet intensifikohen në të gjithë lindjen e vendit, këshilli tha se ushtria ruse po përpiqej të përparonte “në drejtim” të Zaporizhzhia “por pëson humbje dhe fokuson përpjekjet e saj kryesore në ruajtjen e kufijve të pushtuar”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti Rusinë “burimin e së keqes”. Ndërkohë, Pentagoni ka bërë të ditur se Ukraina ka marrë luftarakë dhe pjesë këmbimi për të përforcuar aviacionin e saj dhe sipas “Neë York Times”, presidenti amerikan Joe Biden së shpejti do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh.
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump e quajti Piers Morgan shumë të pandershëm ndërsa u largua nga një intervistë me prezantuesin, pasi ishte nën presion mbi prete...
NORVEGJI- Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral, tha të mërkurën ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjørn Arild Gram. CNN shkruan ...
UKRAINË- Qyteti-port i Mariupolit ishte vendbanim i 400,000 personave, para pushtimit nga Rusia. Ai është rrethuar nga trupat ruse dhe po bombardohet vazhd...
SHBA- SHBA-ja ka premtuar të trajnojë mbi 50 ukrainas për përdorimin e obusit, një armë me rreze të gjatë që gjuan predha. BBC shkruan se SHBA tha se trajnimi d...
SHBA- Qeveria amerikane shtoi kompaninë ruse të minierave të kriptove Bitriver në listën e saj të sanksioneve të mërkurën, si pjesë e përpjekjes së saj të vazhd...
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri kinez i Mbrojtjes Kombëtare, gjenerali Wei Fenghe zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën, e ...
UKRAINË- Tatyana Burak mbijetoi 45 ditë në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit përpara se të arratisej në siguri në Lviv me burrin e saj. CNN shkruan...
UKRAINË- Forcat ruse kanë shtuar 17 grupe taktike batalioni (BTG) në Ukrainë gjatë javës së kaluar, me katër BTG të tjera vetëm në 24 orët e fundit, tha të...
MAQEDONI E VERIUT– Një fabrikë që merret me prodhimin e kanabisit dhe të nënprodukteve të tij ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...