Bota

Charles Michel konferencë me Zelenskyn: Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë që ndjej

20 Prill 2022, 18:07 Nga DOSJA
Charles Michel konferencë me Zelenskyn: Nuk ka fjalë për të

UKRAINË- Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se nuk kishte nuk kishte fjalë për të shpjeguar atë që ai ndjen pas vizitës në Ukrainë, duke shtuar se Rusia duhet të ndëshkohet për ngjarjet që po zhvillohen në vend.

Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë që ndjej, jo si President i Këshillit Evropian, por si baba, si qenie njerëzore. Këto janë mizori. Këto janë krime lufte. Duhet të dënohet. Do të dënohet. Ata duhet të paguajnë për atë që kanë bërë, atje dhe në shumë qytete të tjera dhe vende të tjera në Ukrainë”, tha Michel në një konferencë shtypi në Kiev.

CNN shkruan se duke folur së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Michel tha se më herët gjatë ditës ai kishte vizituar qytetin e Borodianka, ku u zbuluan varreza masive plot me qindra civilë të vrarë pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit. Michel tha se Bashkimi Evropian po kërkon një fitore të Ukrainës kundër Rusisë dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën.

“Për momentin, si ju, unë mendoj për njerëzit, për civilët në Donbas, në Mariupol, në qytete të tjera, të cilët po luftojnë për jetën e tyre. Të cilët po luftojnë për sovranitetin e Ukrainës. Kjo është arsyeja pse ne do të përdorim të gjitha mjetet e mundshme në duart tona,” tha Michel.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian po punon ngushtë me organizatat ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore për të siguruar që Ukraina të mund të marrë fondet që i nevojiten për të paguar për shpenzimet sociale afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

“Por edhe kjo është shumë e rëndësishme, për të nisur sa më shpejt programin e rindërtimit të vendit”, tha ai.

Ministria e financave e Ukrainës ka vlerësuar se do t’i nevojiten 5 miliardë dollarë në muaj ndihmë financiare për të mbajtur funksionimin e ekonomisë së vendit, tha të mërkurën Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota charles michel fmn kristalina georgieva lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky charles michel fmn kristalina georgieva lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll