Bota

Përfundon takimi i ekspertëve Kosovë-Serbi në Bruksel! Nesër nis diskutimi për marrëveshjen

20 Prill 2022, 06:13 Nga DOSJA
Përfundon takimi i ekspertëve Kosovë-Serbi në Bruksel!

BELGJIKË– Grupet e Punës të Serbisë dhe Kosovës janë takur sot në Bruksel ku në fokus është çështja e targave. Një gjë e tillë është konfirmuar për RTK-në nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano.

Zyrtari tha se BE-ja ka ndihmuar të dy delegacionet në identifikimin e zgjidhjeve, por është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje.

“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha ai duke shtuar se BE-ja dëshiron t’u kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët. Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis”, tha Stano.

I Dërguari Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij të papritur në Beograd ditën e sotme ka bërë të ditur se ka përfunduar takimi në Bruksel midis grupeve të punës në lidhje me targat, para afatit të fundit që është më 21 prill. Ndërkohë që ai konfirmon se nesër do të takohen kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia ku deh do të diskutohet mundësia e një marrëveshje për ti dhënë zgjigje reciprocitetit të targave midis dy vendeve.

Ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për të arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, makinat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Kjo marrëveshje i pati dhënë fund bllokadës 12 ditore që serbët kishin bërë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të pakënaqur me reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.

Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat. Por, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Reciprociteti i targave,Lajçak:Expertët përfunduar draftin,nesër diskutimi për marrëveshjen

Çështja e targave rrezikon të kthehet në pikën zero

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni konflikti kosove-serbi kosove kosove-serbi ne bruksel 20 prill 2022 serbi konflikti kosove-serbi kosove kosove-serbi ne bruksel 20 prill 2022 serbi

Sondazh

Poll