Bota

Rritet paga minimale në Greqi, Mitsotakis: Duke filluar nga 1 Maji do të jetë 713 euro

20 Prill 2022, 16:27 Nga DOSJA
Rritet paga minimale në Greqi, Mitsotakis: Duke filluar nga 1 Maji do

GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të guximshme të pagës minimale në vend ku duke filluar nga 1 Maji paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje prej 9.7%.

Sipas Protothemës, Mitsotakis nënvizoi se kjo është një rritje prej 50 euro në muaj e cila prek 650,000 punëtorë marrin një pagë shtesë në vit.

Do të shmang deklaratat shqetësuese, në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, u zotua kryeministri.

Çështja shumë e rëndësishme për dhjetëra mijëra punonjës të rinj është diskutuar në takimin që Mitsotakis pati më herët sot në Pallatin Maximos me ministrin e Punës, Kostis Hatzidakis. Në këtë mbledhje u morën vendimet përfundimtare për masën e rritjes së pagës minimale pas vlerësimit të sugjerimeve të komisionit të ekspertëve.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou  kishte deklaruar në një intervistë se qeveria është e gatshme të shpallë rritjen e pagës minimale, ndërsa zëvendësministrja e Punës, Domna Michailidou kishte theksuar se njoftimi për rritjen e pagës minimale është një nismë e kryeministrit dhe do të jetë “guximtar”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza prej luftes kyriakos mitsotakis masat ekonomike ne greqi kriza prej luftes kyriakos mitsotakis masat ekonomike ne greqi

Sondazh

Poll