Bota

Zelensky: Jemi gati të shkëmbejmë të burgosurit rusë për një kalim të sigurt të civilëve

20 Prill 2022, 16:23 Nga DOSJA
Zelensky: Jemi gati të shkëmbejmë të burgosurit rusë

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ai mbetet i gatshëm të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt për civilët dhe trupat ukrainase në Mariupol. BBC shkruan se Zelensky tha se ka rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur. Më herët, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmirty Peskov, akuzoi Ukrainën për frenim të negociatave të paqes. Peskov tha se topi ishte në fushën e Kievit pasi Rusia i dorëzoi një dokument Ukrainës. Duke iu referuar deklaratës së Peskov, Zelensky tha se ai nuk e kishte parë apo dëgjuar për dokumentin në lidhje me bisedimet e paqes.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmirty peskov lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky dmirty peskov lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll