Bota

Vrasësi i rrezikshëm eliminohet dhe varet në urë, karteli rival: Ishte dora e Plazës

20 Prill 2022, 16:25 Nga DOSJA
Vrasësi i rrezikshëm eliminohet dhe varet në urë, karteli

MEKSIKË– José de Jesús Luna, i njohur gjithashtu si El Pelón Luna është gjetur i varur në një urë në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat vendase shkruajnë se trupi i vrasësit me pagesë, anëtar i Los Salazar dhe i lidhur me kartelin Sinaloa, u gjet të dielën dhe vetëm orët e fundit është bërë i mundur identifikimi i tij. Pranë trupit të tij ishte lënë dhe një letër, përmes të cilës, karteli rival Plaza merrte përgjegjësinë për vrasjen.

“Pura plaza Perros” (doza e Plazës, qenër) shkruhet mbi letrën që u gjet.

El Pelón Luna i kishte shpëtuar edhe më parë vdekjes kur bandat i vunë zjarrin shtëpisë së tij duke i vrarë familjarët. Djali i tij Dayron Jesús, 8 vjeç, partnerja Perla Verónica, 31, dhe i vëllai Christian Abel Luna u dogjën të gjallë brenda shtëpisë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota el pelón luna josé de jesús luna el pelón luna josé de jesús luna

Sondazh

Poll