Bota

Testimi i raketës balistike nga Rusia, SHBA u njoftua përpara dhe e gjurmoi atë nga afër

20 Prill 2022, 16:33 Nga DOSJA
Testimi i raketës balistike nga Rusia, SHBA u njoftua përpara dhe e

SHBA- Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme përmes marrëveshjeve ndërkombëtare për faktin se Rusia po planifikonte testin e raketës balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të saj, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Sipas CNN, SHBA-ja dinte për lëshimin e raketës dhe madje e gjurmoi atë duke mos patur asnjë shqetësim apo panik. Si Rusia ashtu edhe SHBA, sipas një marrëveshjeje ekzistuese ndërkombëtare, njoftojnë vendet e tjera për testet për të shmangur çdo incident. SHBA vlerëson se kjo raketë nuk është ende funksionale në inventarin rus, thanë burimet.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se kishte kryer një lëshim provë të raketës së saj balistike ndërkontinentale, ‘Sarmat.’ Raketa u shkrep nga një hedhëse silo në orën 3:12 pasdite në Kozmodromin Shtetëror të Testit Plesetsk në Rajonin Arkhangelsk të Rusisë veriore drejt vendit të testimit Kura në Gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.

Deklarata e ministrisë së mbrojtjes tha se ai zbarkoi në “zonën e caktuar në Kamçatka”.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rusia teston raketat lufta ukraine-rusi rusia teston raketat

Sondazh

Poll