Sport

Rubiales: “Kam frikë se tani do të më fusin një thes me kokainë në makinë”

20 Prill 2022, 14:53 Nga DOSJA
Rubiales: “Kam frikë se tani do të më fusin një thes

SPANJE – Luis Rubiales doli këtë të mërkurë para mediave, pas zhurmës së shkaktuar nga audiot e publikuara nga ‘El Confidencial’, në të cilat shfaqeshin bisedat e tij me Gerard Pique.

Presidenti Rubiales ka dashur ta bëjë shumë të qartë, se Federata Spanjole e Futbollit që ai drejton, “nuk ka marrëdhënie ekonomike me ‘Kosmos’, pra nuk ka konflikt interesi”.

Ai i ka cilësuar si “mafia” ata, “që kanë arritur të marrin nga celulari tij audiot, i njëjti vend ku kam foto të vajzave të mia, apo biseda me miqtë e mi”. 

I pyetur disa here se kush mund ta ketë bërë këtë, presidenti Rubiales nuk ka dashur të japë emra dhe i është referuar “hetimit të policisë”, ndërsa shtoi se “kam frikë se tani do të më vendosin një thes me kokainë në makinë”. 

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport luis m. rubiales béjar luis rubiales mbrojtësi i qendrës gerard pique luis m. rubiales béjar luis rubiales mbrojtësi i qendrës gerard pique

Sondazh

Poll