Aktualitet

Vajza lindi në tualetin e QSUT-së, infermierët: Nuk tha që ishte shtatzënë

18 Prill 2022, 15:36 Nga DOSJA
Vajza lindi në tualetin e QSUT-së, infermierët: Nuk tha që

TIRANË– Shoqata e Infermierëve shprehet se vajza që lindi në tualetin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza nuk ka treguar se ka qenë shtatzënë kur është paraqitur në spital. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se e reja ka thënë se kishte vetëm dhimbje të forta barku dhe është drejtuar direct për në tualetin e Ugjencës. Aty ka sjellë në jetë foshnjen e saj dhe pas ndihmës së dhënë nga mjekët, është larguar nga spitali. Si nëna dhe bebja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Shoqatës së Infermierëve:

E reja qe lindi ne urgjencë deklaroi që nuk ishte në dijeni për shtatzëninë – shoqata e infermiereve te Shqipërisë. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit.

Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj. I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzënie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse nje ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare.

LEXO EDHE KËTË:

E PAZAKONTË në QSUT! Vajza shkon me dhimbje barku në spital, lind foshnjen në tualet

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vajza lind ne tualetin e qsut vajza lind ne tualetin e qsut

Sondazh

Poll