Aktualitet

Dietat për deputetët, Sali Berisha: S’i dua, shpenzimet dhe lëvizjet e mia i përballoj vetë

18 Prill 2022, 14:10 Nga DOSJA
Dietat për deputetët, Sali Berisha: S’i dua, shpenzimet dhe

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të tërheqë shumën e dietës që i është alokuar në llogarinë e tij bankare. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha tha se shpenzimet e tij jashtë Tiranës do t’i  mbulojë me shpenzimet e tij. Ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë dijeni për shumat që i janë shtuar llogarisë së tij.

POSTIMI I PLOTË:

Njoftim!
Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta. Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon: 1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta; 2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur; 3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit. Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. sb

Deputetët e Kuvendit përpos rrogës, kanë edhe përfitime të tjera shtesë për punën që bëjnë si të zgjedhur dhe përfaqësues të qytetarëve, edhe në një periudhë krize. (SHIKO KËTU) Pjesa më e madhe e deputetëve, 97 të zgjedhur të popullit kanë përfituar 75 250 lekë. Pjesë e kësaj liste janë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, apo kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilët kanë marrë në llogarinë e tij bankare shifrën e 75 250 lekëve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dietat e deputeteve te kuvendit sali berisha dietat e deputeteve te kuvendit sali berisha

Sondazh

Poll