Aktualitet

Tendera me “porosi”/ Bashkia e Tiranës më ‘problematikja’, Fier e Elbasani e ndjekin

18 Prill 2022, 14:11 Nga DOSJA
Tendera me “porosi”/ Bashkia e Tiranës më

Kryeqyteti vijon të mbetet problematik me procedurat e tenderave. Sipas raportit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit të kaluar janë ankimuar në total 56 procedura, nga të cilat 31 janë vetëm në Bashkinë e Tiranës. Situata paraqitet e njëjtë si në 2 muajt e parë të vitit ku Bashkia e drejtuar nga Erjon Veliaj mbante rekordin e procedurave të dyshimta. Referuar raporteve nga 150 ankesa që janë depozituar në këto muaj, 107 i përkasin tenderave të zhvilluar nga Bashkia Tiranë.

Pas kryeqytetit, vjen Fieri me 6 ankesa dhe më pas Elbasani dhe Lezha në të cilat janë ankimuar nga 4 procedura për secilin. Ndërkohë, Berati është qarku i vetëm që nuk ka regjistruar asnjë ankesë. Dy herë pis tenderi i pastrimit, kompanitë ankohen për fondin 1.1 milionë euro për spitalin e Traumës. Problematikat janë kryesisht për tendera dhe mungojnë pretendimet për koncensionet, lejet minerare apo ankande.

Vlerësimi i ofertave mbetet ende shqetësim kryesor për subjektet pjesëmarrëse dhe po aq problem mbeten kriteret e qepura si kostum me porosi për kompani të caktuara duke eliminuar garën.

Shumica e denoncimeve lidhen me sigurimin e mallrave, ndërsa ankesat për shërbime renditen të dytat. Komisioni bën të ditur se në mars janë marrë 46 vendime dhe zgjidhur 52 raste, që do të thotë se për të njëjtin tender mund të ketë pasur denoncime nga më shumë se një kompani.

Marrë nga OraNews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes tenderat ne shqiperi bashkia e tiranes tenderat ne shqiperi

Sondazh

Poll