Aktualitet

E PAZAKONTË në QSUT! Vajza shkon me dhimbje barku në spital, lind foshnjen në tualet

18 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA
E PAZAKONTË në QSUT! Vajza shkon me dhimbje barku në spital, lind

TIRANË– Ngjarje e padëgjuar më parë! Në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, në Tiranë një vajzë ka lindur foshnjen në ambientet e tualetit. “Shoqata e Infermierëve” njofton se vajza (identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur) u paraqit në spital në datë 17 prill në orën 02:00 të mëngjesit pasi kishte dhimbje të forta barku. Vajza u paraqit fillimisht në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme që pret të gjitha llojet dhe rastet e ngjashme.

Asaj iu kërkua që të priste për pak kohë, ndërsa i kërkoi mjekëve që të shkonte në tualet. Pikërisht në këtë vend, për shkak të krizave e reja lindi në tualet foshnjen e saj. Pas lindjes, vajza u shoqërua nga ambientet e QSUT-së, në maternitet ku mori ndihmën dhe kujdesin dhe shërbimin e nevojshëm. Mbetet e paqartë nëse vajza ishte në dijeni të faktit se ishte shtatzënë apo ardhja në jetë e foshnjes së saj ndodhi papritur. Ndërkohë që vetë QSUT nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur. Po ashtu, nuk dihet gjendja shëndetësore e foshnjës së sapolindur…

NJOFTIMI I PLOTË:

Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence per dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet. Burime per Shoqaten e Infermiereve tregojne qe mbremjem e djeshme rreth ores 02:00 te mengjesit eshte paraqitur ne Urgjencen e semundjeve te brendshme e cila tashme konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente qe pret te gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit cdo pacient dergohet ne specialitetin qe ka nevoje per sherbim. E reja eshte paraqitur ne Urgjence duke referuar me dhimbje te forta barku dhe pasi eshte pritur nga stafi i urgjences nga ana e vajzes eshte kerkuar te shkoj te tualet. Sapo ajo ka shkuar ne tualet dhe per shkak te krizave qe kishte rezulton qe ajo ishte shtatzene dhe ka lindur pikerisht ne tualetin e Urgjences se QSUT ku pasi mori ndihmen e nevojshme u shoqerua ne maternitet ku mori ndihmes dhe sherbimin e nevojshem. Urime te perzemerta te gjithe stafit te Urgjences te cilet ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar te rene e cila tashme gezon shendet te mire.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lindje qsut vajza lind ne tualetin e qsut vajze shtatzene lindje qsut vajza lind ne tualetin e qsut vajze shtatzene

Sondazh

Poll