Aktualitet

“Bajlozi t’i hedh lekët me çantë”, Shyti: Mjetet për vrasjen e Sofisë i solli Bujar Leza

18 Prill 2022, 15:22 Nga DOSJA
“Bajlozi t’i hedh lekët me çantë”, Shyti:

TIRANË– I riu Ernejt Shyti, i arrestuar si ekzekutor i Behar Sofisë te Piramida në Shkurt të 2021, ka zgjedhur të jetë bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme. Në dokumentet që Tv Klan disponon, 23-vjeçari duke treguar për ditët e përgatitjes së atentatit, flet edhe për personin i cili do të jepte lekët për punën që ata do kryenin. Teksa qëndronte në heshtje dhe merrte instruksionet për vrasjen që do kryente, i riu ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se ky person kishte dy pseudonime.

“Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I Forti i Myslym Shyrit””.

Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.

Grupi hetimit është duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera. Ndërkohë hetimet janë përqendruar në identifikimin e personit që përmendet nga Shyti si financues, si dhe porositësve të ngjarjes.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia ernejt shyti vritet behar sofia behar sofia ernejt shyti vritet behar sofia

Sondazh

Poll