Aktualitet

Fushë Kruja si Trekëndëshi i Bermudës, ‘zhduket’ Golf-i i atentatorëve të Paplekajt

18 Prill 2022, 14:07 Nga DOSJA
Fushë Kruja si Trekëndëshi i Bermudës, ‘zhduket’

FUSHË KRUJË– Makina “Golf 5” e cila u përdor në atentatin e dështuar ndaj Orland Paplekajt është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në zonën e Fushë-Krujës. OraNews shkruan se mjeti me targa të vjedhura në Tiranë është ‘zhdukur’ në këtë zonë, nga ku dyshohet se kanë origjinën e dhe autorët. Pas kësaj piste, po zhvillohen kontrolle në servise makinat ku dyshohet se makina në fjalë mund të jetë çmontuar. Por ende nuk ka asnjë gjurmë.

Shumë pamje filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve e banesave janë sekuestruar dhe po shqyrtohen lëvizjet e personave që mund të jenë filmuar. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë dy. Orland Paplekaj ishte kunati i Besmir dhe Viktor Haxhiaj, të dy të vrarë në prill të vitit 2020 dhe dyshohet të ketë dijeni për ngjarjet, për autorësinë e të cilave akuzohet Talo Çela e Nuredin Dumani.

I riu nuk përjashton as pistën që të ketë qenë e gjitha një ngatërresë, pasi sipas tij, më 16 prill, pikërisht në momentin kur qëlluan ndaj tij, pranë kamionçinës ishte dhe një makinë tjetër që nuk e kapën plumbat. I riu hedh dyshime se mund të ketë qenë edhe ai shënjestra e atentatit.

LAJMI KRYESOR: Atentati i dështuar ndaj Paplekaj/LIDHJA me vëllezërit Haxhia, ndryshon kursi i hetimeve

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet orland paplekaj orland paplekaj

Sondazh

Poll