Aktualitet

Kontrabandë me rroba të përdorura në Vlorë, mbeten në burg të arrestuarit e ‘Portit’

18 Prill 2022, 14:00 Nga DOSJA
Kontrabandë me rroba të përdorura në Vlorë, mbeten

VLORË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, la në burg Skënder e Arian Kasemin, të arrestuar dy ditë më parë nga operacioni “Porti” i zhvilluar në Vlorë. Skënder dhe Arian Kasemi akuzohen për futjen kontrabandë të rrobave të përdorura me kamion, duke u dhënë ryshfet zyrtarëve të portit.

Sipas avokatëve, SPAK nuk ka asnjë provë për akuzën e “korrupsionit” dhe se deklarimi i pasaktë i peshës së mallit mund të zgjidhej në rrugë administrative ndaj dhe kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme transferimin e dosjes. Ndërkohë që për të njëjtin hetim janë shpallur në kërkim dy punonjësit e doganës, Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçja.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë, pak ditë më u vunë në pranga Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arian kasemi aurel nebiu mustafa meçaj operacioni porti skender kasemi vlore arian kasemi aurel nebiu mustafa meçaj operacioni porti skender kasemi vlore

Sondazh

Poll