Bota

Draghi pozitiv me Covid-19, ishte kthyer nga Angola ku firmosi marrëveshjen për energjinë

18 Prill 2022, 13:15 Nga DOSJA
Draghi pozitiv me Covid-19, ishte kthyer nga Angola ku firmosi marrëveshjen

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe është asimptomatik, sipas njoftimit të zyrës së Palazzo Chigi.

Sipas mediave vendase, përfaqësues të qeverisë në misionet në Angola dhe Kongo, të planifikuara për të mërkurën 20 dhe të enjten 21 prill, do të jenë ministrat Luigi Di Maio dhe Roberto Cingolani. Këto janë dy nga udhëtimet e planifikuara nga ekzekutivi për të zgjeruar fushën e marrëveshjeve në frontin e energjisë në përpjekje për t’u çliruar sa më shpejt nga varësia nga gazi rus.

Ditët e fundit, Draghi kishte qenë në Algjeri për të nënshkruar marrëveshjen e parë dhe më të rëndësishme me një furnizues kryesor të karburantit përmes tubacionit Transmed. Deri në dimër do të jetë e nevojshme të mbushen rezervat dhe më pas të stabilizohen kontratat për të patur gjendje, në mënyrë që brenda 2 ose 3 viteve të mos kenë varësi nga Rusia. Nga ky këndvështrim, marrëveshjet me Kongon dhe Angolën janë thelbësore, siç është një marrëveshje me Mozambikun. Nga të tre vendet, Italia synon të marrë rreth gjysmën e gazit që tani importohet nga Moska.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mario draghi koronavirusi ne itali mario draghi

Sondazh

Poll