Bota

U kapën nga forcat ruse, dy ushtarët britanik thirrje Johnsonit: Na kthe në shtëpi

18 Prill 2022, 11:26 Nga DOSJA
U kapën nga forcat ruse, dy ushtarët britanik thirrje Johnsonit: Na

UKRAINË– Dy luftëtarë britanikë janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me një politikan pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase. Shaun Pinner dhe Aiden Aslin u kapën nga forcat ruse në Ukrainë.

Sipas Skynews, pasi u nxitën nga një burrë i paidentifikuar, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson t’i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Familja e Pinner u ka bërë thirrje rrëmbyesve të tij që ta trajtojnë atë si rob lufte në përputhje me rregullat ndërkombëtare, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Vetëm pak minuta më parë, Shërbimi Sekret i Ukrainës publikoi një video të Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me banorët e Mariupolit.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aiden aslin lufta ukraine-rusi shaun pinner viktor medvedchuk aiden aslin lufta ukraine-rusi shaun pinner viktor medvedchuk

Sondazh

Poll