Bota

Shangai raporton vdekjet e para nga Covidi që pas bllokimit

18 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Shangai raporton vdekjet e para nga Covidi që pas bllokimit

KINË- Shanghai raportoi tre vdekje nga Covid-19 të hënën, vdekjet e para të shpallura zyrtarisht nga një shpërthim i furishëmi Omicron që ka infektuar qindra mijëra njerëz, pavarësisht një bllokimi të vendosur nga qeveria në mbarë qytetin.

Në një deklaratë të hënën nga Komisioni Komunal i Shëndetit në Shangai u tha se tre të moshuar nga mosha 89 deri në 91 vjeç vdiqën nga Covid të dielën, pasi gjendja e tyre u përkeqësua në spital.

Sipas CNN, qyteti raportoi 2,417 raste simptomatike dhe 19,831 infeksione asimptomatike të hënën.
Numri i vdekjeve duket jashtëzakonisht i ulët kundrejt numrit të madh të rasteve të infektuara që nga 1 Marsi.
Zyrtarët thanë të dielën se numri i të infektuarve kishte arritur mbi 370,000 dhe sipas tyre askush nuk kishte vdekur nga Covid.

Numri i ulët zyrtar i vdekjeve në Shangai ka ngritur pyetje në mesin e disa ekspertëve jashtë Kinës kontinentale.
Të hënën, zyrtarët e Shangait thanë se 62% e banorëve të qytetit të moshës mbi 60 vjeç ishin vaksinuar plotësisht dhe 38% kishin marrë një vaksinë përforcuese. Numri i personave të vaksinuar plotësisht të moshës mbi 80 vjeç ishte edhe më i ulët, në vetëm 15%, sipas zëdhënësit të Partisë Komuniste, People’s Daily.

Jin Dongyan, një virolog në Universitetin e Hong Kongut, tha se numri i ulët i vdekjeve në Shangai është pjesërisht rezultat i mënyrës se si numërohen vdekjet nga Covid në Kinën kontinentale.

“Metodat e përdorura nga Hong Kongu dhe kontinenti për të llogaritur vdekjet janë krejtësisht të ndryshme. Mbi 90% e vdekjeve nga Covid të raportuara në Hong Kong nuk do të llogariten në continent. Në Hong Kong, një person llogaritet se ka vdekur nga Covid nëse konfirmohet se është infektuar me koronavirus më pak se 28 ditë para vdekjes së tij edhe nëse ka vdekur nga vetëvrasje ose aksidente rrugore”– tha Jin.

Në Shangai, numri i rasteve të rënda të përcaktuara zyrtarisht është gjithashtu i ulët. Sipas Wu Jinglei, drejtor i komisionit shëndetësor të Shangait, vetëm 16 raste të rënda po trajtoheshin në spital që nga e shtuna.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 shangai covid-19 shangai

Sondazh

Poll