Bota

Ukraina humb kontrollin mbi qytetin e Kreminit,banorët tentojnë të largohen nga forcat ruse

18 Prill 2022, 12:52 Nga DOSJA
Ukraina humb kontrollin mbi qytetin e Kreminit,banorët tentojnë

UKRAINË– Qyteti i Kreminës, në rajonin lindor të Luhanskut, dyshohet se është “humbur” nga forcat ruse.

“Për momentin, kontrolli mbi qytetin e Kreminës është i humbur”.- tha Serhiy Haidai, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhansk.

Haidi tha se rusët kishin mbërritur me një sasi të madhe pajisjesh, duke shtuar se evakuimi ishte bërë i pamundur. Katër persona u qëlluan për vdekje teksa u përpoqën të iknin me një makinë, tha ai.

Forcat ruse më herët hynë në qytet dhe u raportuan luftime në rrugë. Rusia ka përqendruar vëmendjen e saj në lindje të Ukrainës pasi nuk arriti të pushtojë veriun.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhiy haidai lufta ukraine-rusi serhiy haidai

Sondazh

Poll