Bota

Dy adoleshentë kanë mbetur të vrarë pasi u qëlluan në një festë në Pitsburg

18 Prill 2022, 12:58 Nga DOSJA
Dy adoleshentë kanë mbetur të vrarë pasi u qëlluan

SHBA- Dy adoleshentë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga disa të shtëna që erdhën nga një festë e madhe në Pittsburgh gjatë fundjavës.

Sipas CNN, po vazhdojnë hetimet për të gjetur personat të cilët gjuajtën me armë. Të shtënat ndodhen në lagjen East Allegheny në një pronë që ishte marrë me qira.

Sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Allegheny adoleshentët që u vranë ishin të dy djem 17-vjeçarë. Policia gjithashtu ka njoftuar se tetë persona të tjerë u qëlluan dhe pesë të tjerë u plagosën ndërkohë që vraponin nga të shtënat me armë.

Në festën e organizuar morën pjesë rreth 200 njerëz, shumica e të cilëve ishin të mitur.

Shkollat ​​Publike të Pittsburgh tashmë po përdorin një “bllokim të modifikuar” pas vrasjes së të miturve.

“Kaq shumë familje të Pitsburgut u ndikuan nga tragjedia e sotme. Një bllokim i modifikuar do të thotë që vetëm njerëzit me takime të planifikuara lejohen të hyjnë ose të dalin nga ndërtesat tona. Mendimet tona janë me familjet e të dashurve të humbur dhe këdo që përjeton pikëllim dhe traumë gjatë kësaj kohe,”- tha mbikqyrësi i zonës zoti Walters.

Ndërkohë qiramarrësi është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Personi që rezervoi pronën ku u zhvillua festa është përjashtuar gjithashtu nga platforma e shtëpive me qira ‘Airbnb’.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shba vriten dy adoleshente ne pitsburg shba vriten dy adoleshente ne pitsburg

Sondazh

Poll