Bota

Dogjën Kuranin! Tre persona janë plagosur gjatë përleshjes me policinë në Suedi

18 Prill 2022, 12:05 Nga DOSJA
Dogjën Kuranin! Tre persona janë plagosur gjatë përleshjes

SUEDI- Tre persona në qytetin suedez të Norrköping u goditën nga plumbat e policisë gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve. Trazirat ndodhën në disa qytete suedeze gjatë fundjavës së Pashkëve pas djegies së Kuranit nga Lideri i pastrisë politike daneze. 

Sipas CNN, në disa vende protestuesit sulmuan policinë përpara demonstratave të planifikuara ekstremiste të krahut të djathtë. Ndërkohë kryeministrja Magdaleba Andersson e ka dënuar dhunën.

“Tre persona duket se janë goditur nga rikoset dhe tani po kujdesen në spital. Të tre të plagosurit janë arrestuar nën dyshimin e krimit asnjë nga lëndimet nuk ishte në rrezik për jetën,”-tha policia në një deklaratë.

Policia tha se situata në Norrköping ishte e qetë të dielën në mbrëmje. Policia dhe protestuesit janë përfshirë në përleshje të rënda gjatë ditëve të fundit ku disa policë janë plagosur dhe disa automjete janë djegur.

Dhuna nisi të enjten pas një demonstrate të organizuar nga Rasmus Paludan, lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë.

Paludan, i cili kishte leje për një sërë demonstratash në të gjithë Suedinë gjatë fundjavës së Pashkëve, është i njohur për djegiet e Kuranit.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota digjet kurani suedi digjet kurani suedi

Sondazh

Poll