Aktualitet

Presidenti i ri/ PS nis nesër konsultimet, përjashton Berishën: Takohemi me Alibeajn!

18 Prill 2022, 11:22 Nga DOSJA
Presidenti i ri/ PS nis nesër konsultimet, përjashton Berishën:

TIRANË– Nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri! Sot, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një prononcim për mediat, duke sqaruar edhe hapat e procesit. Nesër deputetët e Partisë do të propozojnë tre emra për kandidatë për president, por formulari do të jetë anonim për të gjithë në fazën e parë. Po ashtu për emrin e presidentit të ri i është kërkuar edhe publikut që të propozojnë një emër që ato duan dhe ta dërgojnë në adresën e email [email protected] Konsultime do të zhvillohen edhe me shoqërinë civile, ndërsa pasnesër, Balla ka paralajmëruar një takim me krerët e tjerë të grupeve parlamentare, respektivisht; Enkelejd Alibeajn, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun, duke përjashtuar çdo mundësi për diskutime me deputetë të LSI-së dhe Komisinit të Rithemelimit.

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

FT/ Formulari që do të plotësojnë deputetët e PS për të propozuar kandidatët për president

Balla: Shqipërisë nuk i duhet një president nga opozita aktuale

Procedura për presidentin e ri! Ja ku mund të votojnë qytetarët.Balla: Do ruajmë anonimatin

Negociata me Komisionin e Rithemelimit për presidentin e ri? Flet Balla: Unë s’i njoh!

Zgjedhja e Presidentit të ri/Balla: Nesër do marrim propozime,pasnesër takohemi me opozitën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike balla per gazetaret 18 prill 2022 taulant balla taulant balla 18 prill 2022 zgjedhja e presidentit te ri balla per gazetaret 18 prill 2022 taulant balla taulant balla 18 prill 2022 zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll