Aktualitet

Arrestohen 9 persona në Tiranë! Hetohet i riu që mori përsipër fajin e aksidentit

18 Prill 2022, 11:23 Nga DOSJA
Arrestohen 9 persona në Tiranë! Hetohet i riu që mori

TIRANË– Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët janë kapur me lëndë narkotike apo duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Personi me inicialet E. K., do të akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, si dhe proceduan penalisht J. K., 22 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ky i fundit ka penguar zbulimin e të vërtetës, duke pohuar se mjetin e drejtonte ai.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – R. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe V. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 61 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur shtetasen M. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit S. B., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. A., 26 vjeç, L. T., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur; – R. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi; – G. F., 42 vjeç, pasi duke drejtur mjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe më pas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të kryer testin e alkoolit;

– E. K., 47 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, si dhe proceduan penalisht shtetasin J. K., 22 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shtetasi E. K., duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin H. L., ndërsa shtetasi J. K., ka penguar zbulimin e të vërtetës, duke pohuar se mjetin e drejtonte ai. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll