Aktualitet

Dëmtohen pyjet me pisha në Elbasan pasi insektet po përhapen me shpejtësi

18 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
Dëmtohen pyjet me pisha në Elbasan pasi insektet po përhapen me

Fshati Gjinar në Elbasan është shpallur zonë turistike pikërisht për masivet pyjore me pisha.

Mirëpo, në 30 vitet e fundit, pishat janë dëmtuar rëndë nga ajo që njihet si procesionarja. E favorizuar tashmë edhe nga ndryshimi i kushteve klimaterike procesionarja është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar t’i zhdukë këto pyje.

E njëjta situatë paraqitet në të gjitha masivet e pyjeve me pisha në të gjithë vendin. Prej disa vitesh, ekspertët po punojnë dhe kanë gjetur zgjidhjen e luftës biologjike ndaj kësaj sëmundjeje. Por ndërhyrja mbetet ende peng e procedurave burokratike shtetërore.

Fakulteti i Shkencave Pyjore pritet së shpejti të ketë një marrëveshje me bashkinë e Elbasanit për shpëtimin e kësaj zone, marrëveshje e cila do të synohet të arrihet edhe me bashki të tjera në vend.

Marrë nga Top Channel.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet demtohen pyjet me pisha fshati gjinar demtohen pyjet me pisha fshati gjinar

Sondazh

Poll