Aktualitet

‘Iu fut në dhomë, e ngacmoi’/ Fatjoni: Merushja mendoi se isha unë, babai i tha mos trego

18 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
‘Iu fut në dhomë, e ngacmoi’/ Fatjoni: Merushja mendoi se

TIRANË- Xhevahir Hoxha ka ngacmuar vite më parë Merushe Hazizin. Këtë e pranoi ditën e sotme Fatjon Hoxha në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ai tregoi se i ati u fut në dhomë ku ndodhej Merushja dhe e kishte ngacmuar. Më tej ai shtoi se i ati e kishte kërcënuar partneren që të mos i tregonte asgjë.

DISKUTIMI:

Fatjon Hoxha: Flisnin keq për Merushen në lagjen time. 

Gazetarja: Babai jot jo vetëm që ka qënë i dhunshëm ka qënë i lëvizur, dikur ai e ka njohur Merushen..

Fatjoni: Kur ka pas njohje me mua, jo me para

Gazetarja: Nuk beson? Do ta kishte thënë Merushja nëse do të kishte pasur ngacmim

Fatjoni: Disa llafe dhe më ka thënë. Cfarë do themi s’na beson njeri

Gazetarja: Merushja të ka treguar një episod në dhomë

Fatjoni: U bënë 3 vite, ai u hodh nga dritarja, më tha mendova se ishe ti, ai fiki dritat..  Kishte hyrë brenda në dhomë. I kishte thënë jo kshu dhe jo ashtu, e kishte ngacmuar, më pas kishte ndezur blixin e telefonit. I kishte kërkuar që të dilte nga dhoma, ai i tha që mos i trego Fatjonit se të vras unë. E di dhe ish-gruaja ime këtë. Këtë ma tha mami. Merushja u ngrit duke qarë, më tha që mu fut në dhomë. 

Xhevahir Hoxha, 61 vjeç, banues në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier vrau më 12 prill Merushe Hazizin e më pas u vetëvar. I moshuari kreu krimin pasi nuk ishte dakord me lidhjen e Merushes dhe djalit të tij.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatjon hoxha merushe hazizi fatjon hoxha merushe hazizi

Sondazh

Poll