Aktualitet

Pse po shtohen divorcet? Avokatja: Gratë nuk e pranojnë me dhunën nga partnerët

18 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
Pse po shtohen divorcet? Avokatja: Gratë nuk e pranojnë me dhunën

Statistikat e fundit si nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, por edhe nga gjykatat e rretheve, tregojnë, se iniciatoret për të shkuar drejt divorcit janë gratë.

Avokate kryesisht divorcesh, prej gati 20 vjetësh, Vjollca Pustina shpjegon disa nga arsyet, pse janë gratë ato që i lënë burrat:

Arsyeja e parë është që gratë nuk e pranojnë më dhunën që ushtrojnë burrat. Njëkohësisht kjo ka ardhur si pasojë e pavarësisë që kanë ato, dhe sidomos pavarësisë ekonomike. Çiftet e reja mendoj që kanë filluar të mos e vuajnë mentalitetin dhe paragjykimet, femrat sidomos. Dy rastet e fundit që kam patur, kanë të bëjnë me një zonjë me një fëmijë në moshën 10 vjeçare. Pavarësisht se bashkëshorti i lutej në momentin që i erdhi në dyert e gjykatës, ajo nuk pranoi të kthehej, me pretendimin, se ai nuk ndryshon dhe do të vazhdonte të ishte i dhunshëm. Rasti tjetër kishte lidhje po me ushtrim dhune. Tre herë kishin bërë kërkesë për divorc, pajtoheshin, dhe në fund fare të dy u ndanë”.

 

Mungesa e gjyqtarëve të çështjeve familjare kanë ndikuar që edhe gjyqet për divorce të zgjaten shumë duke e agravuar më shumë situatën, nëse ka konflikte që nuk shuhen.

Avokatja pohon se ka një ndryshim mes grave të fshatit dhe atyre në qytet.

Gratë e fshatit mendohen 100 herë për të shkuar drejt divorcit, apo për të denoncuan në polici burrin për dhunë në familje. Ndërsa gratë e qytetit kanë filluar të çlirohen nga ai mentalitet se çfarë tha X apo Y për familjen time. Unë këmbëngul që çiftet të mos shkojnë drejt divorcit pa provuar dhe pa i dhënë mundësinë njëri-tjetrit, pasi ata që vuajnë më shumë pasojat e një divorci janë fëmijët. Ndarja ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor të fëmijës”, thotë Pustina.

Marrë nga Top Channel.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arsyet se pse po shtohen divorcet divorcet arsyet se pse po shtohen divorcet divorcet

Sondazh

Poll