Aktualitet

“O mysliman shihe si po të digjet Kurani”, shqiptari publikon videon nga protestat në Suedi

18 Prill 2022, 12:17 Nga DOSJA
“O mysliman shihe si po të digjet Kurani”, shqiptari publikon

SUEDI– Prej gati 5 ditësh në Suedi po zhvillohen protesta nga partia e ekstremit të djathtë anti-islame e cila kulmoi ditën e shtunë me djegien e Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve.

Në një video të publikuar në TikTok, një i ri shqiptar ka filmuar momentin kur udhëheqësi i ‘Stram Kurs’, Rasmus Paludan djeg Kuranin ndërkohë që policia vëzhgon por nuk ndërhyn dhe disa të tjerë thërrasin Allahu Ekber.

O mysliman shihe si po të digjet kurani, krejt shteti po i mbron këta qafira, as nuk guxon ti prekësh me dorë”- thotë i riu.

Në video shihet momenti i djegies së Kuranit dhe fakti se policia nuk ka ndërhyrë për të ndaluar një veprim të tillë, ndërkohë që dhe personat që gjenden aty thërrasin kundër këtij veprimi.

“Nëse dikush futet e i bie atij aty ai quhet terrorist,  ata që djegin librin e Allahut quhen demokratn nuk e duam këtë demokraci. Jemi të kënaqur me ligjin e Allahut edhe me ma fal krejt Suedinë nuk e ndërroj me fenë time”-dëgjohet të thotë i riu.

 

 

Që nga e enjtja, përleshje janë raportuar gjithashtu në Stokholm dhe në qytetet Linkoping dhe Norrkoping, të gjitha vendet ku Stram Kurs ose planifikonte ose kishte demonstrata. Të premten në mbrëmje, përleshjet e dhunshme midis demonstruesve dhe kundër-protestuesve shpërthyen në qytetin qendror të Orebro-s përpara planit të Stram Kurs për të djegur një Kuranin.

Paludan, një avokat danez, i cili gjithashtu ka nënshtetësi suedeze, krijoi Stram Kurs, ose Hard Line, në 2017. Ajo ka një axhendë kundër imigracionit dhe anti-islamit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet djegia e kuranit ne suedi protesta ne suedi rasmus paludan shqiptari ne suedi djegia e kuranit ne suedi protesta ne suedi rasmus paludan shqiptari ne suedi

Sondazh

Poll