Aktualitet

Një ditë pas mbarimit të mandatit të Metës në Presidencë! LSI zhvillon Konventën Kombëtare

18 Prill 2022, 12:31 Nga DOSJA
Një ditë pas mbarimit të mandatit të Metës në

TIRANË-Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbahet më 25 Korrik 2021. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, në një konferencë për mediat. Ai tha se konventa do të marrë vendime shumë të rëndësishme që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023, ndërsa do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese.

“Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, gërma B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit. Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020. Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qendror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI. Në kuadër të këtij organizimi, ngarkohen të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare të marrin masa për organizimin e strukturave të LSI. Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023. Në këtë proces intensiv riorganizimi do të jenë edhe grupet e punës për riorganizimin e strukturave të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim të cilat do të kenë një rol më të rëndësishëm në organizimin, funksionimin dhe vendimmarrjen e LSI”, tha Braimllari.

Konventa do të mbahet një ditë pas përfundimit të mandatit të presidentit Ilir Meta në postin e kreut të shtetit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike konventa kombetare e lsi lsi monika kryemadhi konventa kombetare e lsi lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll