Aktualitet

Vrasja e Merushes, Fatjoni: Babai e masakroi me sfurk, nëna nuk bëri asgjë

18 Prill 2022, 10:39 Nga DOSJA
Vrasja e Merushes, Fatjoni: Babai e masakroi me sfurk, nëna nuk bëri

TIRANË– Merushe Hazizi u vra me sfurk nga Xhevahir Hoxha. Kështu deklaroi ditën e sotme Fatjon Hoxha në emisionin ‘Me zemër të Hapur’, duke u shprehur se i ati e ndoqi partneren e tij në banesë deri në momentin që e vrau. Më tej, ai shton se në banesë ka qënë edhe nëna e tij, e cila nuk ka bëri asgjë për të ndaluar vrasjen.

‘Merushja nuk e hapte telefonin. Me sfurk e ka masakruar, babai kishte shqyer dyert, ajo kishte qënë duke gatuar në banjo se nuk na linte, ai e ka dëgjuar dhe ishte futur aty. Merushja nuk kishte shenja jete kur e pashë. Unë nuk renda pas babait, nëna ishte vërdallë, nuk bëri asgjë.’- tha Fatjoni.

Xhevahir Hoxha, 61 vjeç, banues në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier vrau më 12 prill Merushe Hazizin e më pas u vetëvar. I moshuari kreu krimin pasi nuk ishte dakord me lidhjen e Merushes dhe djalit të tij. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatjon hoxha merushe hazizi fatjon hoxha merushe hazizi

Sondazh

Poll