Aktualitet

Zgjedhje në ‘shtëpinë’ e tij! A do votojë Basha sot për kreun e PD?

18 Prill 2022, 10:45 Nga DOSJA
Zgjedhje në ‘shtëpinë’ e tij! A do votojë Basha

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit vijon me zgjedhjet brenda strukturave të Partisë Demokratike edhe sot. Në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit demokratët po zgjedhin për drejtuesin e tyre lokal, e po ashtu votime ka pasur edhe në degën numër 8 në Tiranë.

Demokratët do të duhet të zgjedhin mes Gazmend Sallakut dhe Ylli Subashit, ndërkohë që votimet do të zgjasin deri në orën 18:00 të pasdites. Mes të gjithë anëtarëve të PD-së që kanë të drejtë votimi është edhe një personazh i veçantë; as më shumë e as më pak, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nuk dihet nëse Basha ndodhet në Tiranë dhe a do të shkojë për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar në mënyrë që të zgjedhë kryetarin e degës; apo do të vazhdojë me qëndrimin e tij “bojkot dhe heshtje” ndaj të gjitha zhvillimeve të fundit në selinë blu. Që nga momenti kur dha dorëheqjen si kryetari i PD-së Basha ka shkuar vetëm në Kuvend, ndërsa nuk është parë më në seli as për mbledhjet e grupit parlamentar. Por mbase sot ka dëshirë që të shprehë vullnetin e tij me anë të votës…

LAJMI KRYESOR: ‘Rithemelimi’ në zgjedhje! Sot votohet për kryetar në 6 degë të PD, EMRAT që garojnë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit lulzim basha sali berisha zgjedhjet per kryetar ne pd komisioni i rithemelimit lulzim basha sali berisha zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll