Aktualitet

Alqi Bllako kërkon heqjen e arrestit në burg: S’kam rrezikshmëri dhe nuk i shmangem hetimit

18 Prill 2022, 10:36 Nga DOSJA
Alqi Bllako kërkon heqjen e arrestit në burg: S’kam

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili ndodhet në burg se akuzohet se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit. Mbrojtësit e tij ligjorë kanë depozituar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Alqi Bllako kërkon heqjen e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka rrezikshmëri për të ndërhyrë në prova dhe se nuk ka asnjë tentativë për t’ju shmangur hetimeve. 

“S’kam rrezikshmëri dhe nuk i shmangem hetimit. Ndaj dhe dua lirinë,”-thuhet ndër të tjera në shkesën zyrtare.

Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako alqi bllako ne spak gjkko alqi bllako alqi bllako ne spak gjkko

Sondazh

Poll