Sport

Pas një dekade, PSV fiton Kupën e Holandës, në finale përmbysi Ajax-in

18 Prill 2022, 04:17 Nga DOSJA

HOLANDE – Tri ditë pas eliminimit në çerekfinalet e Conferenca League në momentet e fundit ndaj Leicesterit, PSV Eindhoven rikuperoi mrekullisht duke fituar Kupën e Holandës kundër “Harkëtarëve” të Amsterdamit.

Ajax pati një fillim të mirë falë një goditjeje në hyrje të zones dhe golit të shënuar nga Ryan Gravenberch (23’), por ndeshja ndryshoi në dy minuta, pasi skuadrat u rikthyen në fushë nga dhoma e zhveshjes.

Fillimisht me golin e barazimit të meksikanit Erick Gutierrez me një goditje me kokë (48’) më pas me një goditje të fuqishme të Cody Gakpo (50’) që mashtroi portierin Maarten Stekelenburg, që u aktivizua në vend André Onanës.

Në Eredivisie, PSV është katër pikë prapa Ajaxit me pesë ndeshje të mbetura nga përfundimi i kampionatit holandez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax është lideri i ri i eredivisie familja e eran zahavit të psv eindhoven psv eindhoven ajax është lideri i ri i eredivisie familja e eran zahavit të psv eindhoven psv eindhoven

Sondazh

Poll