Aktualitet

Platforma e Alibeajt/ Zef Hila: Krijon ‘ngërç’, përkeqëson situatën në PD

18 Prill 2022, 07:05 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt/ Zef Hila: Krijon ‘ngërç’,

SHKODËR– Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka dalë kundër platformës së Enkelejd Alibeajt. Përmes një postimi të bërë publik në faqen e tij të ‘Facebook’, Hila shkruan se platforma sipas tij ka shumë hapësira. Deputeti thekson se Alibeaj ka paraqitur një paltformë që ka ngërçe e që sjell përkeqësim të situatës së Partisë. 

POSTIMI:

Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës, Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.  Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve. Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:  1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar. 2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike. 3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.  Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve.

PLATFORMA E PROPOZUAR NGA ALIBEAJ:

5 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj

1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike platforma e alibeajt zef hila platforma e alibeajt zef hila

Sondazh

Poll