Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë,seanca caktohet në 22 prill
17 Prill 2022, 13:23Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e ka dënuar me 2 vite burg.
Kërkesa e Llallës dhe përfaqësuesëve të tij ligjorë është është shqyrtuar më herët edhe nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është rrëzuar prej tyre. Megjithatë duket se ish-kryeprokurori, i cili ndodhet në Itali, ka kërkuar të përdorë edhe shkallën e fundit të drejtësisë, ndërsa kërkesa e tij është vendosur që të shqyrtohet më 22 prill.
Aktualisht Llalla ndodhet aktualisht në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Në 20 maj 2021, SPAK e dënoi me dy vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai do të kryejë 1.4 vite burg. Në 9 mars 2021, SPAK përfundoi hetimet për veprat penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Kur na ndajnë edhe 5 ditë nga mbushja 1 vit e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë, grupi i hetimit, ka vendosur të shtyjë afati...
TIRANË– Një i ri me probleme të shëndetit mendor ka tentuar të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Kamëz. Nën kërcënimin e një thike shtetasi I.M...
ELBASAN– Zbulohet një prej personave që dhunoi barbarisht kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Një nga dy autorët e ngjarjes së rëndë të 10 ...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë në meshën e të dielës në Katedralen e Shën Palit me rastin e festës së Pashkëve katolike. Ajo...
TIRANË- Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë. Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë t...
Rrjedhja pa kriter e ujit të pijshëm nga depozitat e këtij pallati po detyron banorë dhe biznese të braktisin objektet e tyre këtu në zonën e plazhit. Situata ë...
TIRANË- Një 30-vjeçar është prangosur nga policia e Tiranës pasi është denoncuar nga motra e tij se ka ushtruar dhunë ndaj saj, motrës tjetër dhe ba...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në prange tre persona të cilët thyenin para false në disa pika këmbimi në kryeqytet dhe në rrethe.Operacioni i zhvi...