Politike

Vizita e Macron në Beograd: Marrëveshja Kosovë-Serbi, sipas planit të Francës e Gjermanisë

15 Korrik 2019, 18:49 Nga DOSJA
Vizita e Macron në Beograd: Marrëveshja Kosovë-Serbi, sipas

SERBI– Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar sot në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe mes Prishtinës e Beogradit.

Presidenti Macron arriti të hënën pasdite në Beograd, duke shënuar kështu vizitën e parë të një presidenti francez në Serbi pas vitit 2001, kur atje kishte qëndruar ish presidenti, Jacque Chirac.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun serb, Aleksander Vuçiç, kreu i Elizesë deklaroi se, Franca së bashku me Gjermaninë janë të interesuara të mbështesin një zgjidhje afatgjatë dhe përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës pa ndikimin e fuqive jashtë kontinentit.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesi tashmë i bllokuar i bisedimeve, ishte pjesë e bisedimeve kokë me kokë ndërmjet presidenti Macron dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alesander vucic emanuele macron takimi ne beograd alesander vucic emanuele macron takimi ne beograd

Sondazh

Poll