Politike

Basha takim informal me strukturat në Shkodër: Refuzim rekord kupolës kriminale të Ramës

15 Korrik 2019, 16:51 Nga DOSJA
Basha takim informal me strukturat në Shkodër: Refuzim rekord

SHKODËR– Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë pasdite një takim informal me strukturat e PD-së në Shkodër,  pranë Hotel Turizmit.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Basha dha disa mesazhe, që sipas tij janë të rëndësishme për situatën pokitike në vend, ndërsa listoi disa arsye se përse shqiptarët braktisën Edi Ramën në 30 Qershor.

Pas takimit Basha u shpreh për mediet, duke thënë se socialistët shkodranë i dhanë shuplakë Ramës, duke i dhënë atij mesazhin e qartë se ata nuk bëhen pjesë e kupolës kriminale të Rilindjes.

Së pari dua të falënderoj të gjithë shkodranët që refuzuan masivisht Edi Ramën. Dua të falënderoj edhe socialistët shkodranë që braktisën kupolën kriminale të PS. Ata i çuan mesazhin kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre.Jam këtu për t’iu thënë shkodranëve se për mua dhe PD, refuzimi i popullit me 30 qershor është motivim dhe përgjegjësi. Ky ndryshim s’mund të vijë vetëm me fjalë, por me vepra e garanci. Mesazhi që dua të jap është se jam i vetëdijshëm për gjendjen e  varfër ekonomike, në të cilën ndodhet Shkodra”, u shpreh Basha.

(k.m, a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori basha ne shkoder basha takim me strukturat e pd edi rama 30 qershori basha ne shkoder basha takim me strukturat e pd edi rama

Sondazh

Poll