Politike

Dorëzohet ish-deputeti i PD? Arben Ristani: Çfarë t’u themi njerëzve për rrëzimin e Ramës

15 Korrik 2019, 16:23 Nga DOSJA
Dorëzohet ish-deputeti i PD? Arben Ristani: Çfarë t’u

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani duket se tashmë është dorëzuar ndaj kauzës së PD, “Rama ik”.

Në një postim në Facebook, Ristani thumbon njëkohësisht Lulzim Bashën, duke u shprehur se nuk ka gjetur rrugën e duhur për largimin e Ramës si kryeministër, edhe pse PD është zotuar shpesh herë për rrëzimin e kryeministrit.

Postimi i plotë i Arben Ristanit:

Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Me tha shitesja e bukes sot.
Dicka mermerita neper buze dhe u largova.
Rruges mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.
Ti thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.
Ti thosha se do e largojme me dhune. Ne s’jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s’na lejojne.
Mund ti kisha thene: hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.
Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s’ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani protestat e opozites rrezimi i rames zgjedhjet e 30 qershorit arben ristani protestat e opozites rrezimi i rames zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll