Politike

U prishi garazhin me leje, kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami kallëzohet në Prokurori nga qytetarët

15 Korrik 2019, 16:49 Nga DOSJA
U prishi garazhin me leje, kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami

GJIROKASTËR– Kryebashkiakja në ikje e Gjirokastrës nga radhët e LSI-së Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori nga dy qytetarë, 

Rami akuzohet për ‘shpërdorim Detyre” nga dy qytetarë, të cilëve i është prishur garazhi i banesës që pretendojnë se e kanë pasur me leje.

Sipas dy qytetarëve, ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim lidhur me dëmin e shkaktuar. 

Mësohet se garazhi i prishur ka qenë pjesë e objekteve të tjera të shembura për shkak të dy finalizimit të rrugës Postbllok dhe Sheshit të Çerçizit si dhe zgjerimit të rrugës Memoriali Kodra e Rilindasve. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjirokaster zamira rami gjirokaster zamira rami

Sondazh

Poll