Politike

‘Kokrrat e injorantëve’, Kryemadhi shpërthen ndaj anëtarëve të KQZ-së: Të na kërkojnë listat për zgjedhjet

15 Korrik 2019, 18:46 Nga DOSJA
‘Kokrrat e injorantëve’, Kryemadhi shpërthen ndaj

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj anëtarëve të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta. 

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi i cilësoi si idiotë noterialë dhe injorantë anëtarët e KQZ-së. 

Nesër do t’i bëj një letër KQZ-së pasi më datë 1 duhet të na kërkonte listat për vëzhguesit e KZAZ-ve. Nëse anëtarët e KQZ mendojnë se rrëzimi i kërkesës së Idajet Beqirit nga Kolegji Zgjedhor është njësoj me dekretin e presidentit qënkan kokrrat e injorantëve. Kolegji hodhi poshtë kërkesën e Idajet Beqirit, jo të presidentit Meta. KQZ mund ta çontë si kërkesë. Idiotë noterikë thotë Petrit Vasili,“-tha Kryeamadhi. 

Më 24 qershor Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Idajet Beqirit. Ai ishte ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalonte dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë u s’provua nga një institucion.

Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji rrëzoi dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat u zhvilluan pa opozitën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes kolegji zgjedhor monika kryemadhi dekreti i metes kolegji zgjedhor monika kryemadhi

Sondazh

Poll