Politike

Rama kopjon Berishën, poston ‘qytetarin dixhital’ dhe jep lajmin: Air Albania nis fluturimet drejt Europës

15 Korrik 2019, 16:39 Nga DOSJA
Rama kopjon Berishën, poston ‘qytetarin dixhital’ dhe jep

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti ‘Air Albania do të nisë fluturimet me destinacione në Europë.

Në rrjetet e tij sociale Rama ka shpërndarë mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se ka mbetur shumë i kënaqur me shërbimin e avionit të ‘Air Albania’ për në Stamboll.

Madje qytetari tregon se së bashku me të në avionin e ‘Air Albania’ ishte edhe Rudy Giuliani-n, ish-Kryebashkiaku i Nju Jorkut.

“E për fat me në në avion ishte duke udhëtuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhëtimi me linjën ajrore shqiptare!,“-shkruan qytetari.

Statusi i plotë i Ramës:

“SMS

I nderuar Z. Kryeminister, une udhetoj ne gjithe boten, por ishte hera e pare qe me rastisi te udhetoj per ne Stamboll me Air Albania. Pasi kisha degjuar statuse negative nga “personazhe” te ndryshem neper rrjetet sociale, isha i pregatitur shpirterisht qe mbase ne bord nuk do na sherbenin as uje. Por surpriza ime dhe e gjithe familjes time ishte e madhe qe ne momentin qe hipem ne avion, nje Airbus i ri, super komod, me hapesira mes sediljeve, pushuese per kembet, e gjithfare komoditetesh, qe edhe pasagjeret ne klasen ekonomike te udhetonin sa me mire! Te mos flasim per sherbimin ne bord, ku na u servir ushqim i ngrohte, i fresket, teper i shijshem, i servirur bukur ne tabaka. Stjuardesat shume te sjellshme na flisnin shqip, dhe kudo ishte mbishkrimi “Air Albania”! U ndjeme shume krenare per kete gje ne dukje te parendesishme, por qe i shton vlere vendit tone te vogel e na ben te ndihemi mire fakti qe edhe nje udhetar i huaj mund te shijoje nje udhetim komod (madje shume me komod se ne shume linja me emer te madh boteror), – ne nje avion shqiptar e te thote: “Bravo Shqiperia!”. E per fat me ne ne avion ishte duke udhetuar edhe i madhi Mr. Rudy Giuliani, e jam i bindur edhe ai ka mbetur i impresionuar nga udhetimi me linjen ajrore shqiptare! Komplimente Z. Kryeminister, pasi kjo ishte iniciativa juaj dhe e di qe ky opinion i sinqerte do t’ju beje te ndiheni mire edhe ju! Ju urojme pune te mbare dhe sa me shume suksese te tilla! Me respekt, Badush Kajtazi, Xhoana Milloshi dhe Glauk. (së shpejti AIRALBANIA nis fluturimet në destinacionet europiane)

Ky postimi i kryeministrit ngjason me paraardhësin e tij Sali Berishën, i cili disa herë në disa publikon denoncimet e “qytetarëve dixhitalë”, gjë për të cilën nga ana e Ramës nuk ka munguar ironia.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania edi rama sali berisha air albania edi rama sali berisha

Sondazh

Poll