Politike

Humbi jetën në aksident, Saimir Tahiri dedikim prekës kryetares së FRESSH: Punuam bashkë, jam pa fjalë!

15 Korrik 2019, 17:14 Nga DOSJA
Humbi jetën në aksident, Saimir Tahiri dedikim prekës kryetares

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të kryetares së FRESSH për njësinë administrative nr.6, Rajselda Hamza. 

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Tahiri shkruan se kishte mbetur pa fjala nga vdekja e papritur e Rajseldës duke risjellë edhe projektligjin e propozuar prej tij dikur në Parlament. 

“Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë!
Shpikim aq armiq ne të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë. Të ndrittë shpirti Rajs!  Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë të na vijë te pragu i shtëpisë,“-shkruan Tahiri. 

Rajselda Hamza është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Ajo humbi jetën për shkak të plagëve të marra pas një aksidenti në Vorë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fressh rajselda hamza saimir tahiri fressh rajselda hamza saimir tahiri

Sondazh

Poll