Politike

Luan Baçi: Alibeaj gënjen, s’i ka mbledhur firmat e deputetëve për platformën e bashkimit

17 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
Luan Baçi: Alibeaj gënjen, s’i ka mbledhur firmat e

PATOS– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk ka mbledhur asnjë firmë të deputetëve për platformën e propozuar për bashkimin e demokratëve duke dhënë edhe një shembull konkret. Sipas Baçit, Alibeaj vetëm ka biseduar në parim me grupin parlamentar dhe ka marrë dakordësinë e tyre për bashkimin e PD, e jo për pikat konkrete. Baçi sjell shembullin e deputetes, Ilda Dhori, ku thotë që Alibeaj ia ka lexuar emrin sikur ka firmosur platformën e bashkimit, por sipas tij nuk është e vërtetë, pasi vetë Dhori është organizatore e zgjedhjeve me Grupin e Rithemelimit. 

“Një platformë e Alibeajt, jo e grupit të deputetëve. Nuk është asgjë e vërtetë. Alibeaj ka bërë biseda në parim me deputet duke mos u sqaruar pikat e plota të platformës së tij. Një ditë më vonë unë kam qenë me deputeten Ilda Dhori në një proces takimi ku bëhemi gati për zgjedhjet kreut të degës. Emri i Ilda Dhorit është lexuar nga Aliabj si firmëtare, por nuk është e vërtetë se Dhoria tha që ‘nuk e kam firmosur pasi në parim jam dakordësuar për një platformë bashkimi, por jo për pikat që janë aty’. Një nga pikat aty është ndalimi i procesit zgjedhor në fakt Dhori është pjesë e procesit zgjedhor, është organizatore e procesit zgjedhor në Divjakë. E solla si shembull për të parë falsitetin e Alibeajt apo 2-3-4 deputetëve që merren me këto lloj platformash që nuk janë aspak bashkuese, por janë shumë përçarëse për bazën e PD dhe e sigurt që nuk do e realizojnë dot përçarjen. Po të shikojmë edhe sot më Patos ku duhet të kishte ndikim platforma Alibeajt e ka zero ndikimin e saj për arsye se anëtarët e janë këtu sot dhe votojnë për kreun e ri,”- tha Baçi.

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj propozoi një platformë për bashkimin e demokratëve, ku një ndër pikat ishte anulimi i zgjedhjeve të njëanshme që po organizohen nga Komisioni i Rithemelimit për krerët degëve. Sipas Alibeajt, 31 deputetë e kanë firmosur platformën e propozuar, por menjëherë ka pasur deputetë që kanë dalë kundër tij. 

LAJMI KRYESOR: Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, votohet në Vlorë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan baci zgjedhje ne deget e pd luan baci zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll