Politike

Berisha non-grata, Alibeaj: Të vetësakrifikohet, të lëshojë nga vetja

16 Prill 2022, 15:52 Nga DOSJA
Berisha non-grata, Alibeaj: Të vetësakrifikohet, të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kërkon që ish-kryeministri Sali Berisha të largohet nga PD. I ftuar në “Kjo javë”, Alibeaj tha se ai duhet të kuptojë se e mira e PD-së nuk është që të qëndrojë mes tyre duke qenë i shpallur non-grata. 

“Kushdo njerëz që kanë marrë apo kanë dhënë në Partinë Demokratike, do të duhet që gjithsecili prej nesh të lëshojë pak nga vetja. Ata janë demokratët e vërtetë, jo godina e selia. Të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak i përfaqëson ata, të marrë pak frymë e të shohë ç’po bën për ta, çfarë lëshon nga vetja për ta? Një person non-grata që prek të ardhmen e demokratëve duhet të vetë sakrifikohet,”- tha Alibeaj. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll