Politike

“President do emërohet dikush që i bindet”/ Boçi flet nga Elbasani: Rama po intimidon SPAK

17 Prill 2022, 09:46 Nga DOSJA
“President do emërohet dikush që i bindet”/ Boçi

ELBASAN– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi flet nga Elbasani për zgjedhjen e presidentit të ri pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës, por dhe për pajtimin e demokratëve dhe thirrjeve për nisjen e hetimeve për Sali Berishën. Nga Elbasani, ku po zhvillohen dhe zgjedhjet për krerët e degëve, deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se ka bindjen se do të jetë një person i emëruar që do t’i bindet urdhrave të Edi Ramës. Ndërkohë që nuk nguroi që të komentonte edhe çështje të tjera që kanë shkaktuar trazira në vend. 

“I qëndroj mendimit të dhënë më parë, vetë opozita nuk ka ndonjë interes të madh për çështjen e Presidentit. Rama ka kapur të gjitha pushtetet, nga minimalet deri te maksimalet, edhe ato kushtetueset të pavarura dhe i kishte ngelur vetëm presidenti. Personalisht, nuk kam asnjë dyshim që zgjedhje nuk ka, do emërohet një person që do i bindet atij, nuk ka rëndësi çfarë profesioni do të ketëdhe kjo do të thotë shumë. Bie dhe kështjella e fundit e pushtetit të pavarur në Shqipëri, por nuk ndryshon asgjë, vendi ynë është një regjim, drejtohet nga një bandë e organizuar. Çdo gjë të kapë ai, edhe drejtësinë, prapë një ditë ai dhe banda e tij të japin llogari”-u shpreh Boçi.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm, deputeti Boçi komentoi edhe platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike, nga ku tha se bashkimi nuk arrihet me thirrje dhe shpikje platformash, por vetëm me proces zgjedhor.

Unë kam kërkuar që mendimi të jetë i konsultuar. Kam kërkuar të zgjidhet rruga e drejtë ligjore. Do të kemi një qëndrim të përbashkët për grupin parlamentar, nuk arrihet bashkimi as me thirrje as me shpikje platformash të veçanta, realizohet vetëm me shprehje të vullnetit të anëtarësisë dhe procesit zgjedhor, këto na çojnë drejt një bashkimi real dhe konkret. Bashkimi është proces i qartë. Platformat janë të karakterit subjektiv. Unë kam kërkuar dhe dje që këto platforma para se të dalin në media të konsiderohet njëherë në grupin parlamentar,”-shtoi ai.

Ndërkohë që lidhur me thirrjet e kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme të niste hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, Boçi i konsideroi si një intimidim të drejtësisë, ndërsa kërkoi që demokratët të bashkoheshin për të dalë me një qëndrim të vetëm.

“Nuk habitem me deklaratën e tij, ai ka lobuar për një qëndrim të tillë duke intimiduar dhe drejtësinë me një hetim në erë për të turbulluar situatën dhe për të mbajtur gjallë konfliktin brenda PD. Nuk jam as i gëzuar dhe do kërkoja që qëndrimet tona të jenë të unifikuara, ssepse fjalët kanë peshë”-përfundoi Boçi.

LAJMI KRYESOR: Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, votohet në Vlorë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elbasan luciano boci elbasan luciano boci

Sondazh

Poll